Një tërmet i fuqishëm me magnitudën 6.5 ka dridhur Kosta Rikën në mbrëmjen e së dielës, duke rrëzuar gjëra nga dollapët e njerëzit bëri të dalin jashtë.
Ministria e Sigurisë Publike ka thënë se janë raportime për dy të lënduar si tërmeti, por nuk ka dhënë detaje, transmeton portali arbresh.info
Energjia elektrike është ndalur në disa zona, pasi shtyllat e energjisë janë rrëzuar, por nuk ka raportime për dëmtime të mëdha të infrastrukturës nga dridhjet.
Qeveria njoftoi rënien e disa gurëve në autostradat pranë epiqendrës.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti ishte përqendruar rreth 15 kilometra në juglindje të qytetit të Jaco, që është rreth 60 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit San Jose.
Tërmeti ishte në një thellësi rreth 20 kilometra.
Komisioni Kombëtar i Emergjencave tha se nuk kishte asnjë shans për një cunami./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...