Prej një kohe të gjatë, Elvana Gjata i kishte munguar jetës publike në vend. Por, një event special duket se e rikthehu në bazë.
Motra e saj, Migena Gjata pati debutimin në atdhe dhe këngëtarja e muzikës moderne s’kishte si të mungonte.
“Kam mbi 10-vjet që jam larguar nga Shqipëria, mua më ka interesuar gjithmonë muzika klasike dhe në Gjermani e kam ndjerë veten të plotësuar në atë që kërkoj. Unë kam lindur këtu si artiste, ndaj edhe duhet të rikthehesha dhe ky ishte momenti”, tha Migena.
Ndryshe nga Elvana, Migena ka zgjedhur ta studiojë muzikën. Kritikët që e kanë dëgjuar e cilësojnë atë si me zë të kristaltë dhe unik.
Lidhur me Elvanën ajo tha se kanë patur mjaft ngjashmëri në zë kur kanë qenë të vogla.
“Momentalisht Elvana po punon fort dhe jam e bindur që do t’ia dalë”, tha Migena.
Ndërkohë këngëtarja Elvana tha se motra e saj Migena është një thesar dhe ky është moment i duhur që ajo të shfaqet.
“Deri tani e kam mbajtur të fshehur Migenen se është thesar, tani ka ardhur koha të shfaqet dhe jam shumë e lumtur për këtë”, tha Elvana.
Pozicioni që ju ndihmon të flini më mirë gjatë natës
BE do të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën...
Media spanjolle: Bumi i turizmit katapulton ekonominë e Shqi...
Vizita e Erdogan në Serbi, Turqia do zhvillojë industrinë e ...
Kosova U21 pëson humbje të thellë nga Polonia U21 në kualifi...