Me Lulen e Akilit mund të kurohen sëmundje të shumta, duke filluar nga sëmundjet nervore, të zemrës e deri te variçet.
Lulja e Akilit (apo bari mijëfletësh ose barnozela) gjendet kudo nëpër vendin tonë. Përmes saj mund të kurohen sëmundje të shumta, duke filluar nga sëmundjet nervore, të zemrës e deri tek variçet. Ajo është e njohur në Evropë që prej 5000 vjetësh, në Azi e deri në Lindjen e Largme.
Emri i bimës “Akili” vjen nga heroi i mitologjisë greke Akili që vetë dhe ushtria e tij mjekon plagët e luftës me efikasitet të lartë, prandja bima quhet edhe bima ushtar.
Gatesat e bimës së akilit (barnozela) tregojnë një veprim qetësues-sedativ mbi sistemin nervor qendror (SNQ) dhe shfrytëzohen edhe me sëmundjet me hiper ekcitabilitet të SNQ, në: asteni-distoni-neurasteni-histeri etj.
Gatesat e barnozelës shfrytëzohen si çajra-dekokte-esktrakte-infuze tinktura të vetme ose të përziera me bimë a lëndë të tjera, me preparate të Institutit të mjekësisë popullore ose edhe me specialitete të tjera: kështu në neuroza dhe sëmundje të tjera të hiper-ekcitabilitetit nervor, rekomandohet ky kombinim bimor: 3 lugë gjelle mishle (kamomil, mente) dhe 3 lugë gjelle barnozelë e kopër, hidhen në 1 litër ujë valë, pas 20-30 minutash, lëngu kullohet, ëmbëlsohet sipas dëshirës, këtu shtohet lëngu i limonit dhe lëngu i përftuar jepet përgjatë ditës.
Në sklerozë: 3 lugë gjelle mishle nga pjesë të barabarta të barnozelës, me bishtkali, zihen për 2-3 minuta në 1 litër ujë, kullohet e pas 30 minutash, jepet nga 1 gotë 3 herë në ditë, me interval 8 ditë e 8 ditë pushim, kura vazhdon për 1-3 muaj rresht.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte