Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka theksuar se forcat izraelite do të kundërpërgjigjen në mënyrë të ashpër ndaj çdo sulmi të kryer nga grupet palestineze mbi territorin e shtetit të tij, raporton Al Jazeera.
“Pavarësisht se për kë bëhet fjalë, ne do të kundërpërgjigjemi në mënyrën më të ashpër ndaj çdo sulmi apo provokimi. Paralajmërojmë të gjitha organizatat, grupet dhe elementet e tjera në Gaza”, ka thënë Netanyahu në takimin e sotëm të qeverisë së tij.
Ai është shprehur, se për secilin provokim dhe sulm të kryer mbi Izraelin, fajin do ta kërkojë te Hamasi, ndërkohë që mesazhi i tij vjen në kohën e pakënaqësive të shprehura për vrasjen e të paktën 12 palestinezëve gjatë shembjes së tunelit nëntokësor në kufi me Gazën, që ndodhi ditë më parë.
Paralelisht me këtë, ushtria izraelite ka nisur mëngjesin e sotëm një stërvitje të madhe ushtarake në kufi me Rripin e Gazës. Duke u bazuar në burime anonime, mediat izraelite raportojnë se stërvitja ushtarake do të vazhdojë deri të mërkurën, dhe se qëllimi kryesor i saj është kontrolli i gatishmërisë së forcave izraelite të sigurisë./kk
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit