Google ADS

Gjumi i mirë ju bën më të lumtur se rritja e rrogës

01:17 | 13 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Të bësh një natë me gjumë të mirë ka ndikim të madh në lumturinë tuaj.

Shkencëtarët kanë gjetur se gjumi i mirë ju bën më të lumtur se rritja e rrogës, transmeton portali arbresh.info

Një hulumtim i kryer nga ‘Living Well Indeks’ me shkencëtarë nga Oksfordi, ka zbuluar se kënaqësia seksuale, shëndeti i të afërmve dhe ndjenja e lidhur me komunitetin lokal ndikojnë në mirëqenien tonë të përgjithshme.

Megjithatë, ata kanë gjetur se gjumi ka ndikimin më të madh përsa i përket lumturisë.

Sipas të të anketurave në Britaninë e Madhe besohet se gjumi i mirë u jep ndjenjën e të jetuarit shëndetshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme