Ka mbetur vetëm edhe pak deri në fillimin e fushatës zgjedhore për balotazhin e 19 nëntorit.
Janë pikërisht 19 komuna të vendit, qytetarët e të cilave të dielën e ardhshme do të jenë pranë kutive të votimit, në mënyrë që të zgjedhin të parin e komunës së tyre.
Por pavarësisht kësaj, janë edhe disa ditë deri në ditën e mbajtjes së balotazhit, teksa Komisioni Qendror Zgjedhor është duke vazhduar me përgatitjet e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar komune.
Këtë gjë e ka bërë të ditur për Indeksonline, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë poashtu se në vijim të përgatitjeve, KQZ-ja ka emëruar Këshillat e 1 mijë e 777 vendvotimeve.
Duke përkujtuar problemet e shfaqura me publikimin e rezultateve si dhe rënien e ueb-faqes së KQZ-së në zgjedhjet e 22 tetorit, Elezi është pyetur edhe për këtë problem që sipas tij këtë herë gjithçka do të jetë më e lehtë për të në funksionuar dhe se rezultatet do të publikohen më shpejtë.
“Duke e ditur se janë vetëm nga dy kandidatë në garë – numërimi i fletëvotimeve në Vendvotime pritet të përmbyllet më shpejt. Po besojmë se do të arrijmë që brenda një kohe të shkurtër të kemi Rezultatet Preliminare”, ka përfunduar Elezi.
Nga rezultatet e deritanishme, nga 38 komuna në balotazh shkojnë : Prishtina, Gjakova, Gjilani, Mitrovica e Jugut, Prizreni, Ferizaj, Istogu, Obiliqi, Podujeva, Klina, Kaçaniku, Rahoveci, Shtimja, Suhareka, Vushtrria, Malisheva,Kllokoti, Dragashi dhe Parteshi.
Lideri suprem i Iranit thotë se Hamasi do të mbijetojë, pava...
“Tronditet” Serbia: “Hakohet” një billbord në Valevë – shqip...
Një ditë para Maratonës, Veliaj: Tirana të jetë një kartolin...
Franca premton mbështetje për planin e Ukrainës për t’i dhën...
Haradinaj takohet me diasporën shqiptare në Çikago: Secili p...
Pak kohë pas pensionimit nga futbolli, Varane merr një punë ...