Kina dhe Vietnami arritën sot në një konsensus për menaxhimin e tensioneve të tyre në Detin e Kinës Jugore, një zonë e pretenduar nga Pekini, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve Hsinhua pas një oferte për ndërmjetësim të presidentit amerikan.
Kjo marrëveshje u arrit gjatë një takimi mes presidentit kinez, Xi Jinping dhe kreut të partisë komuniste të Vietnamit, Nguyen Phu Trong, me rastin e një vizite shtetërore të këtij të fundit në Hano, përcjell Atsh.
“Dy palët kanë arritur në një konsensus të rëndësishëm (…) për menaxhimin e çështjeve detare në mënyrën e duhur dhe për përpjekje të përbashkëta për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Detin e Kinës Jugore”, njoftoi agjencia kineze e lajmeve Hsinhua, pa dhënë më shumë detaje.
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati ka një njoftim të rëndësishëm për familjet që kanë ap...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,