Mesfushori brazilian i Liverpoolit, Philipe Coutinho, ka insistuar se është i lumtur në Liverpool.
Ylli brazilian është duke u lidhur me një kalim te Barcelona në afatin kalimtar të janarit.
Ai gjatë afatit kalimtar të verës kishte bërë kërkesë të largohet nga Anfield Road dhe të transferohej në Barcelonë por klubi anglez nuk e lejoi të transferohej.
Gjigantët e La Ligës janë duke përgatitur një ofertë prej 120 milionë funte që pritet ta dërgojnë në afatin kalimtar të janarit, transmeton arbresh.info.
I pyetur si po ndihet në Anfield pas refuzimit që ju ishte bërë të kalonte në Barcelonë, ai ka thënë se është shumë i lumtur.
“Unë jam duke luajtur në ligën të fortë në botë”, deklaroi Coutinho.
“Unë jam shumë i lumtur. Për mometin jam shumë i lumtur me jetën time”, përfundoi ylli brazilian.
Tifozët e Liverpoolit janë duke shpresuar që drejtuesit e klubit t’i rezistojnë ofertave të Barcelonës dhe ta mbajnë yllin e tyre në skuadër. /arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...