Udhëheqësit nga e gjithë Azia janë bashkuar me presidentin e SHBA-ve Donald Trump në një darkë ekstravagante dhe të bërë enkas për liderët në kryeqytetin e Filipineve në Manila të dielën, një shfaqje miqësore në një rajon të mbushur me tensione që kanë lulëzuar së shumti kohët e fundit në këtë kontinent.
Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka vendosur më së pari tonin e miqësisë dhe ka pasur një përzemërsi të jashtëzakonshme ndaj Trumpit, duke treguar kujdes për këtë të fundit. Duterte madje nuk ka përmendur në asnjë rast as pretendimet që ka Filipine ndaj Detit të Kinës Jugore dhe udhëheqësit për rrjedhojë nuk e kanë përmendur këtë çështje, pasi kjo çështje vetëm do t’i ndante dhe nuk do t’i bashkonte.
“Ne duhet që të jemi miq. Të tjerët do të donin që ne të ballafaqohemi me Kinën dhe me pjesën tjetër të botës për shumë çështje”, tha Duterte në një konferencë për biznesin, ndërsa avionët që mbanin krerët e shteteve dhe të qeverive që morën pjesë në samit, janë ulur me sukses në Manila. “Çështja e Detit të Kinës Jugore është më mirë që të mbetet një çështje e paprekur. Askush nuk mund të merret me këtë çështje, për shkak se askush nuk e do luftën dhe ne nuk punojmë që të shkojmë në luftë. Kjo çështje mjaft e mprehtë mund të prodhojë një konfrontim të dhunshëm dhe ne nuk e duam”, u shpreh presidenti filipinez.
Orë më parë, gjatë një vizite dypalëshe në Vietnam, Trump ofroi të ndërmjetësojë në mosmarrëveshjen mbi Detin e Kinës Jugore, ku katër vende të Azisë Juglindore dhe Tajvani kundërshtojnë pretendimet gjithëpërfshirëse të Kinës për ujërat e lumit. Të gjithë paditësit do të jenë në samit, me përjashtim të Tajvanit. Presidenti Donald Trump ka bërë një vizitë relativisht të gjatë në Azi, vizita më e gjatë që ka bërë një president në të gjithë historinë politike të Amerikës. Vizitat e tij për çështje politike dhe ekonomike e kanë çuar me radhë në shtete të tilla si Japonia, Koreja e Jugut, Kina, si dhe Vietnami, para se të mbërrinte në Filipine, një vend që dikur ishte koloni e Amerikës. Trumpit në Manila i është bërë një pritje fantastike.
Ajo gjë e cila ka rënë në sy thuajse të të gjithëve ka qenë veshja që kishte Donald Trump, sikundër edhe liderët e tjerë politikë. Secili prej liderëve në takim kishte të veshur nga një kostum tradicional filipinez dhe ai veshur mirë dhe qëndisur në mënyrë të saktë dhe të rregullt. Atyre iu është shërbyer gjithashtu ushqim tradicional nga Filipinet, që ishte përgatitur nga ana e shefit të kuzhinës Jessie Sincioco.
Ky i fundit ka qenë shefi i kuzhinës që kishte përgatitur më së miri menunë edhe kur në Filipine ka mbërritur Papa Francesku për vizitë në vitin 2015. Donald Trump në Azi është duke luajtur edhe një rol kryesor për të shtrirë akoma më tej politikën amerikane në këtë rajon. Rajoni në fjalë më së shumti ka qenë në sundimin e Kinës dhe përpjekjet e Trump kanë shkuar që të shkëpusë sadopak këtë influencë të madhe të Kinës në rajon, shtet që është dhe më i madhi në Azi për nga influenca politike.
Përpara se të shkonte në Manila, Presidenti Trump u takua në Hanoi me Presidentin vietnamez Tran Dai Quang, dhe u tha gazetarëve gjatë konferencës të përbashkët për shtyp se Vietnami është shndërruar në tregut me rritjen më të shpejtë të eksporteve drejt Amerikës. Presidenti Trump shtoi se “patëm një diskutim të mirë për ardhjen e mallrave dhe shërbimeve amerikane në Vietnam. Është një rrugë me dy drejtime. Kam besim se energjia amerikane, bujqësia, shërbimet financiare, aviacioni, tregtia dixhitale, si dhe produktet e mbrojtjes do të përmbushin shumë nga kërkesat tuaja tregtare. Në fakt, ne jemi shumë më mirë se të gjithë të tjerët”.
Presidenti Trump gjithashtu përsëriti paralajmërimin se Koreja e Veriut përfaqëson një kërcënim për stabilitetin në rajon. Gjatë takimit me homologun vietnamez, ai gjithashtu ofroi ndërmjetësimin e tij për mosmarrëveshjen për Detin e Kinës së Jugut. Të gjitha lëvizjes politike të Donald Trump janë bërë të qarta. Ai ka përsëritur se Amerika kërkon të investojë para në shtetet e Azisë dhe ta shohë këtë rajon sa më mirë ekonomikisht.
Presidenti Trump gjithashtu përsëriti paralajmërimin se Koreja e Veriut përfaqëson një kërcënim për stabilitetin në rajon.
Trump: Duterte po bën luftë shembullore kundër drogës
Gjeo-strategjia politike e Donald Trump duket se ka qenë më e rëndësishme sesa të ketë kritika personale ndaj presidentit të Filipineve Rodrigo Duterte.
Trump ka menduar më së shumti që te Duterte të ketë një aleat shumë me rëndësi dhe te Filipinet të mund të investojë shteti amerikan sa të mundet. Donald Trump e ka të qartë se influenca politike amerikane në Azi është me rëndësi të jashtëzakonshme.
Kjo ka qenë edhe arsyeja se përse Trump ka pasur edhe fjalët më të mira të mundshme për Duterten.
“Miku im Duterte është duke bërë një luftë shembullore në luftimin e drogës dhe personave që merren me tregtinë e drogës”, ka thënë ndër të tjera numri një i Shtëpisë së Bardhë. Kanë qenë të shumtë që kanë thënë se përse Trump nuk ka pasur as edhe një kritikë për Duterten, për shkak se ky i fundit ka vepruar paksa ashpër ndaj trafikantëve të lëndëve narkotike, por ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare i lexojnë deklaratat e presidentit amerikan si strategji e tij për të afruar Filipinet sa më afër, pasi kështu Amerika merr një rol parësor dhe bëhet shtet i fuqishëm në shumë shtete aziatike, shkruan media Fox News.
Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se Trump ka një strategji të qartë jo vetëm të forcimit të pozitës politike dhe ekonomike të Amerikës në rajon, por gjithashtu edhe që “të bëjë për vete” shtetin e Filipineve, duke “dëmtuar” nga ana tjetër Kinën. Kreu presidencial amerikan ka qenë për një bashkim të të gjitha shteteve aziatike ndaj një ideali dhe ky ideal ka të bëjë me qëndrimin e tyre të politikës së jashtme karshi Koresë Veriore.
Trump u shpreh se regjimi që mbizotëron në Korenë Veriore duhet goditur e duhet kritikuar nga ana e të gjitha shteteve përreth Penjanit./shekulli
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend