Duke ndjekur një traditë tashmë të rregullt presidenti i FFK-së Fadil Vokrri sonte shtroi darkë për krerët e Federatës së Futbollit të Letonisë, të prirë nga sekretari i përgjithshëm z.Janis Mezheckis, drejtori sportiv z. Danis Kazakevçs dhe Shefi i Departamentit të Edukimit z. Juris Andrijevs.
Nga ana tjetër presidenti Vokrri po shoqërohej nga anëtari i KE, z. Agron Mustafa, sekretari i përgjithshëm z. Eroll Salihu dhe zv.sekretari z. Arianit Ahmeti. Presidenti Vokrri i njohu mysafirët për zhvillimin e futbollit si dhe rrugëtimin e FFK-së deri në pranimin në UEFA dhe FIFA. Falënderoj edhe Federatën e Futbollit të Letonisë që ka pranuar ta zhvillojmë këtë ndeshje miqësore në Kosovë me Kombëtaren tonë. Nga ana letoneze sekretari i i FF z. Mezheckis duke falënderuar presidentin Vokrri për mikpritje tha se edhe ne si federatë e kemi përkrahur pranimin e FFK-së në instancat ndërkombëtare dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të dyanshëm. Në fund të darkës u këmbyen dhurata.
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...