Google ADS

Tërmeti në kufirin Irak-Iran: 6 të vdekur, dhjetëra të plagosur

21:18 | 12 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 ka goditur Irakun në juglindje të qytetit të As-Sulaymaniyah.

Sipas Institutit Gjeologjik në SHBA, dridhja e tokës ka goditur pranë kufirit me Iranin, transmeton portali arbresh.info

Epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 34km nën sipërfaqe.

Dëshmitarët kanë raportuar se goditjet janë ndjerë edhe në Bagdad dhe Mosul.

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në provincat perëndimore të Iranit.

50 persona janë plagosur në qytetin Darbandikhan vetëm në provincën Sulaymaniyah.

Dridhjet janë ndier edhe në Kuvajt./arbresh.info/

https://twitter.com/Rudawkurdish/status/929790989761474560?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fnews%2F409623-quake-iraq-iran-border%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme