Dy zyrtarë të lartë amerikanë të inteligjencies thanë të dielën se kanë frikë se Presidenti Donald Trump po manipulohet nga Presidenti rus Vladimir Putin, pasi Trump tha se besonte në sinqeritetin e Putinit kur ky i fundit ka mohuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016.
Ish-drejtori i CIA-s John Brennan dhe ish-Drejtori i Inteligjencës Kombëtare James Clapper, thonë se Trump ka keqadministruar lidhjet e Moskës edhe pse një avokat i posaçëm po heton lidhjet e mundshme midis ekipit të fushatës së Trump dhe Rusisë.
“Mendoj se Trump është, për çfarëdo arsye, ose i frikësuar nga Putin, i frikësuar nga ajo që mund të bëjë ose çfarë mund të dalë si rezultat i këtyre hetimeve … Është ose naivitet, injorancë apo frikë për sa i përket asaj që zoti Trump po bën përballë rusëve “, tha Brennan në CNN
Clapper shtoi se liderët e huaj që hapin qilimin e kuq për Trump janë në gjendje të manipulojnë atë.
“Unë mendoj se të dy, edhe kinezët edhe rusët mendojnë se mund të luajnë me të,” tha Clapper.
Komentet e tyre erdhën pasi Trump u tha gazetarëve gjatë fundjavës se kishte folur me Putin përsëri mbi akuzat e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale dhe se presidenti rus sërish ka mohuar përfshirjen.
“Me të vërtetë besoj se, kur ai thotë këtë, e ka me të vërtetë “ u tha Trump gazetarëve.
“Unë mendoj se ai është shumë i ofenduar për këtë çështje, gjë kjo e cila nuk është e mirë për vendin tonë”, shtoi ai.
Sarrazin: Kosova rrezikon izolimin për shkak të ndalimit të ...
Maliqi kërkon ndryshimin e udhëzimit administrativ që ndalon...
Kurti takoi përfaqësues të shoqatave të diasporës sonë në Ve...
Edon Zhegrova pushton sërish formacionin e javës në Ligue 1 ...
Samiti për të Ardhmen, Hasani: Shqipëria e përkushtuar ndaj ...
1,367 gjoba të shqiptuara brenda një javë në rajonin e Feriz...