Futbollistët e Letonisë në rrugët e qytetit të Prishtinës, atyre u pëlqen mikëpritja e kosovarëve

20:02 | 12 Nëntor 2017
Arbresh.info

Përfaqësuesja e Letonisë në futboll, mbrëmë ka mbërritur në Kosovë, për të zhvilluar ndeshjen miqësore.

Më të ateruar në Kosovë, në faqen e Federatës së tyre, ka ardhur përshëndetja për nikoqirët në gjuhën shqipe: Mirëmbrëma Kosovë!

Futbollistët gjatë ditës së sotme e kanë vizituar qytetin e Prishtinës dhe janë shetitur në sheshin ‘Nënë Terezë’.

Në njoftimin e faqes së tyre në Facebook, ata kanë përshkruar këtë shëtitje, ku janë pritur ngrohtësisht nga qytetarët e Kosovës, gjë e cila i ka kënaqur.Ndeshja mes Kosovës dhe Letonisë luhet nesër (e hënë) me fillim nga ora 19:30.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme