Fushata për balotazhin e 19 nëntorit nis nesër, dhe vazhdon deri të premten pas mesnate.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë në balotazh në 9 komuna, kurse PDK-ja në 10 tjera.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojë në raundin në gjashtë komuna, kurse Deçanin dhe Junikun e kishte fituar pa balotazh, shkruan lajmi.net
Kurse, Lëvizja Vetëvendosje balotazhin e ka siguruar në shtatë komuna.
AKR-ja është në balotazh në Mitrovicë, kurse Alternativa në Gjakovë.
Partitë tashmë kanë filluar edhe zyrtarizimin e koalicioneve, e ku ato më kryesoret po ndodhin në komunat e mëdha.
Në Prishtinë u bënë bashkë VV-ja me AKR-në, dhe LDK-ja me AAK-në. Kurse në Prizren Hasakuka i VV-së morri përkrahje nga Zafir Berisha, kurse Totaj i PDK-së siguroi mbështetjen e AAK-së dhe minoriteteve.
Koalicione ka pasur edhe në Mitrovicë, Vushtrri e Kamenicë.
Në Klinë, Kaçanik, Shtime shumica e partive janë bashkuar kundër kandidatëve të PDK-së, që udhëheqin tradicionalisht këto komuna.
Gara më interesante pritet të jetë në Prishtinë, ku Arban Abrashi dhe Shpend Ahmeti do të masin forcat për herën e dytë.
Kurse garë gjithashtu e ashpër do të jetë edhe në Prizren, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjakovë.
Përkundër fushatës, mundësia e koalicioneve nëdrmjet partive mbetet e hapur deri të premten pas mesnate.
Se kush me kë do të bashkohet tash e tutje, mbetet të shihet.
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia, arrestohen d...