Google ADS

Brazil, mbyllen parqet për shkak të etheve të verdha

15:49 | 12 Nëntor 2017
Arbresh.info
Sekretari i Shëndetësisë së shtetit Sao Paolo, David Uip, njoftoi se është mbyllur edhe një park në lindje të qyteti pas vdekjes së një majmuni nga ethet e verdha në një park
Si pasojë e vdekjes së majmunëve në Brazil nga ethet e verdha, janë mbyllur 16 parqe në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Sekretari i Shëndetësisë së shtetit Sao Paolo, David Uip, njoftoi se është mbyllur edhe një park në lindje të qyteti pas vdekjes së një majmuni nga ethet e verdha në një park.

Me rastin e fundit numri i parqeve të mbyllura në Sao Paolo me kohë të papërcaktuar arriti në 16 me gjithsej 10 mijë e 500 hektarë. Uip duke theksuar se parkun e mbyllur gjatë javës e vizitojnë 4 mijë persona, ndërsa në fundjavë 40 mijë, tha se planifikohet që rreth 8 mijë persona që jetojnë në rajonet në afërsi të parkut do të vaksinohen.

Ai duke njoftuar se nuk ka raste të etheve të verdha tek njerëzit në Sao Paola, tha se: “Kishte 19 raste të dyshuara por të gjithë dolën negative. Mendojmë se vitin e ardhshëm do të bëjmë vaksinime në afat të mesëm dhe të gjatë. Do të marrim 2.8 milionë vaksina në ditët në vijim për vaksinimin e njerëzve që jetojnë në rajonet ekologjike të vendit”.

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit, në një deklaratë të bërë në muajin shtator kishte njoftuar se epidemia e etheve të verdha në vend ka përfunduar.

Nga ethet e verdha që kishin filluar vitin e kaluar dhe ishte përhapur në shumë shtete ishin ndikuar 777 persona, ndërsa kishin humbur jetën 261 persona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme