Jordania, Rusia dhe SHBA-të arritën një marrëveshje për krijimin e një zone jokonfliktuale në jug të Sirisë, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë, sipas agjencisë zyrtare jordaneze të lajmeve, PETRA, ministri i Informacionit i Jordanisë, njëkohësisht zëdhënësi i qeverisë Muhammed el-Mumeni njoftoi se zyrtarët nga SHBA, Rusia dhe Jordania janë takuar në kryeqytetin e Jordanisë, Aman dhe kanë arritur marrëveshje për krijimin e zonës jokonfliktuale në jug të Sirisë.
Ai tha se kjo marrëveshje është një hap për t’i dhënë fund incidenteve të dhunshme në Siri dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme politike të krizës.
“Marrëveshja e re mbështet rregullimet e bëra në marrëveshjen e tre shteteve më 7 korrik, për armëpushim në pikat e kontaktit në jugperëndim të Sirisë”, tha Mumeni.
Takimet e filluara mes këtyre tre shtete në muajin maj, me ndërmjetësimin e Jordanisë, rezultuan me marrëveshjen për mbështetjen e armëpushimit, me uljen e tensioneve, derisa të risigurohet stabiliteti në vend, dhe me lejimin e hyrjes së ndihmave humanitare në rajon./atsh/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...