Një 36-vjeçar nga Levani i Fierit, Besnik Alliaj, teksa drejtonte makinën e tij i dehur, është përplasur me një makinë tek Qafa e Koshovicës në aksin Fier-Vlorë.
Për pasojë, ai ka plagosur duke i rrezikuar jetën një fëmijë 3 vjeç me nënën e tij, 28-vjeçare, që udhëtonte me një “Alfa Romeo”. Po ashtu, I plagosur ka mbetur edhe vetë pasagjeri që ndodhej në makinën e të dehurit.
Alliaj u arrestua nga Policia, ndërsa tre të plagosurit ndodhen në spital.
Alliaj drejtonte një “Renault” me targë AA 691 OJ. Makina që përplasi ishte një “Alfa Romeo” me targë AA 459 SP dhe ajo drejtohej nga M.P, 39 vjeç, banues në fshatin Vlahinë, Vlorë. Si pasojë e përplasjes u dëmtuan pasagjeret, A.D, 28 vjeçe dhe fëmija 3 vjeçe, banuese në Vlorë.
Po ashtu, edhe pasagjeri i Besnik Alliajt.
Nga veprimet e kryera, rezultoi se shtetasi Besnik Alliaj drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, në masën 0.92mg/l.
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga