“Qafa e Pazarit”, e njohur si kompleksi muzeal i qytetit të Gjirokastrës me vlera të veçanta historike e kulturore, po i nënshtrohet një rehabilitimi të veçantë që ka në thelb, ruajtjen e teknikave të hershme infrastrukturore dhe mos dëmtimin e tyre.
Rehabilitimi i zonës “Qafa e Pazarit”, synon të luajë një rol kyç në orientimin dhe demostrimin e dobisë që kjo qasje inovative e integruar, ka për zhvillimin rajonal dhe mundësitë që krijon, për adresimin e një sërë objektivash që janë edhe pjesë e Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Territorit.
Qafa e Pazarit është pjesë e investimeve që po realizohen në kuadër të projektit “Zhvillimi i Integruar Urban e Turistik në Shqipëri” në qendrat urbane të Sarandës, Gjirokastrës, Beratit e Përmetit, i financuar nga Banka Botërore në vlerën 63.8 milionë euro.
Për sa i takon kësaj zone, projekti do të financojë rehabilitimin dhe restaurimin e rrugëve me kalldrëm, shesheve, shkallëve, trotuareve, si dhe do të instalojë një sistem të mbrojtjes nga zjarri. Ndërsa do të punohet deri në detaje për kanalizimet e ujërave, ndriçimin dhe rrjetet e komunikimit. Projekti Teknik për këtë ndërhyrje tashmë është gati dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nisur punimet.
Për të evidentuar dhe zbutur ndikimet në mjedis dhe në aspektet sociale të këtij projekti, është hartuar Plani i menaxhimit social dhe mjedisor për “Rehabilitimin e Zonës Qafa e Pazarit”.
Qafa e Pazarit është e ndërtuar qysh në shekullin e 19 dhe ka një stil tipik oriental. Kjo zonë ka qenë një nga më problematikët gjatë 25-vjetëve të fundit. Deri më sot Qafa e Pazarit i është nënshtruar tri restaurimeve që nga viti 2006, por pavarësisht shpenzimeve të shumta asnjëri nga projektet nuk ka ruajtur deri në fund vlerat e monumentit.
Gjirokastra shtrihet në jug të Shqipërisë. Për vetë relievin dhe pozitën gjeografike Gjirokastra është një nga vendet më tërheqëse për turistët në Shqipëri. Kalaja mbresëlënëse plot histori e mistere, pazari i vjetër i shekullit XVII, shtëpitë e gurta me arkitekturën e rrallë, lagjet e vjetra karakteristike, teqetë dhe kishat, historitë e fshehura në çdo skutë të qytetit, muzeumet dhe monumentet, përbëjnë kontekstin shumëshekullor e tepër origjinal të një mënyre jetese dhe organizimi shoqëror të ruajtur deri në ditët e sotme.
Këto vlera e bënë Gjirokastrën më 29 korrik 2005, të shpallet monument i trashëgimisë kulturore botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s. Gjirokastra mbetet qendër e një jete të gjallë kulturore e historike dhe po përjeton një zhvillim të turizmit gjithëvjetor për specifikën arkitekturore që bart.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...