Mbi 6 milionë euro nga lejet e ndërtimit këtë vit në Prishtinë

09:01 | 12 Nëntor 2017
Arbresh.info

Komuna e Prishtinës ka lëshuar gjatë këtij viti 134 leje ndërtimore duke inkasuar kështu të hyra të mëdha.

Sipas të dhënave të komunës, duke filluar nga janari e deri më tani, janë inkasuar 6 milionë e 541 mijë e 055 euro, shkruan arbresh.info.

Shumica e leje të ndërtimit që janë lëshuar gjatë këtij viti janë për objekte individuale apo 63 sosh ndërkaq për objekte banesore afariste janë lëshuar 26 leje.

Bazuar në të dhënat të paraqitura në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës për lejet e lëshuara gjatë vitit 2017, ndërtime më së shumti ka pasur në lagjen Mati 1, Kalabria, Arbëria, në fshatin Bërnicë, Zonën industriale, Prishtina e re- Zona Perëndim etj.

Gjatë vitit 2017 janë lëshuar leje edhe për objekte fetare, shkollore, spitalore etj.

Për vitin 2016 Komuna e Prishtinës  ka lëshuar 158 leje ndërtimi  duke grumbulluar kështu 8 milionë e 654 mijë 424.24 euro ndërkaq për vitin 2015 janë lëshuar 158 leje ndërtimi duke i sjellë komunës të ardhura 10 milionë e 099 mijë 616.20 euro, shkruan arbresh.info.

Nëse krahasohet ky vit me dy vitet paraprake, del se ka pasur rënie të leje të lëshuara e po ashtu edhe të mjeteve të inkasuara.

Ekonomisti, Musa Limani, ka thënë për arbresh.info se mjetet e inkasuara nga lejet e ndwrtimit duhet tw investohen në prodhimtari.

“Unë mendoj se ne e kemi lënë anash prodhimtarinë dhe po merremi me çështje të degëve shërbyese që është plotësisht gabim, çdo cent i cili paraqet si investim pra duhet ta orientohet në prodhim, jo te degët shërbyese, jo në asfalt,jo në infrastrukturë po në prodhim, Pra neve na duhet prodhimi, pra parimisht investimet kapitale qofshin ato në nivel lokal komunal apo në nivel qendror të Kosovës duhet të orientojmë nga prodhimtaria neve na mungon prodhimtaria”, ka thënë ai.

Limani ka thënë se mungesa e prodhimtarisë ka bërë që vendi të importojë mbi 80 përqind të të mirave materiale.

“Për atë arsye e kemi edhe situatën e rëndë, importojmë diku mbi 80 përqind  të mirave materiale dhe  deficiti i bilancit të tregtisë së jashtme gjithnjë po rritet, tani ka arrit mbi 2 miliardë e 500 milionë dhe kjo është  një ngarkesë shumë e madhe për ekonominë dhe qytetarët”, ka thënë Limani./R.Rexhepi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme