Google ADS

Mësoni se përse qajnë njerëzit

08:37 | 12 Nëntor 2017
Arbresh.info

Studiuesit janë shumë të tërhequr nga ideja se njerëzit lotojnë në raste të caktuara dhe po studiojnë arsyet dhe përfitimet që i vijnë shoqërisë nga e qara.Kërkuesit janë përqendruar te procesi emocional sesa te procesi psikologjikMichael Trimble, një neurolog i sjelljes do të jepte një intervistë në radio si ekspert botëror kryesor.

Mbi të qarën kur një asistent e pyeti atë për një gjë të çuditshme: përse disa njerëz nuk qajnë aspak? Kjo pyetje lindi mbi idenë se disa njerëz nuk preken kurrë aq shumë sa të qajnë me lot. Trimble mbeti në vend, ai dhe disa shkencëtarë të tjerë kanë hulumtuar mbi të qarën e zakonshme dhe brenda programit radiofonik, ai dha adresën e tij të kontaktit dhe i ftoi njerëzit që nuk qanin t’i shkruanin. Ai mori qindra mesazhe.

“Ne nuk dimë asgjë për njerëzit që nuk qajnë”, thotë Trimble tani. Në fakt, ka shumë shkencëtarë që ende nuk bien dakord përse njerëzit qajnë. Darvini dikur i deklaroi se lotët si të paqëllimtë dhe rreth 150 vite më vonë, e qara emocionale mbetet një nga misteret më të çuditshme të trupit njerëzor.

Megjithëse te disa specie ndodh e qara për shkak të dhimbjes dhe irritimit, njerëzit janë të vetmet krijesa që derdhin lot nga ndjenjat. Te bebet lotët synojnë të tërheqin vëmendjen dhe përfitimin e kujdesit nga të rriturit. Por çfarë mund të thuhet për të rriturit? Është e dukshme se ka nxitës emocionalë të tyre, por nuk është e qartë përse?

Prej shekujsh ka ekzistuar ideja se e qara ka përfitimin fiziologjik të lubrifikimit të syve. Por përtej kësaj, kërkuesit janë përqendruar te procesi emocional sesa te procesi psikologjik.E qara është më shumë sesa një simptomë e trishtimit. Nxitet nga emocione që variojnë prej befasisë, dashurisë dhe te zemërimi. Që prej 1500 vitesh përpara Krishtit, njerëzit kanë spekuluar për shkaqet e lotëve dhe dyshonin se vinin prej zemrës. Më vonë u mendua se ishte mendja ajo që nxiste lotët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme