Google ADS

Hurma, vitaminat dhe vlerat që ofron fruti i vjeshtës

01:06 | 12 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Një hurmë mesatare rreth 170 gr, përmban 118 kalori dhe na ofron rreth 6 gr fibra.

Hurmat janë shumë të pasura në fitokimikate (antioksiduesë) si Katehina, Galokatehina dhe Acid vetulinik, substanca me veti antitumorale. Përmban gjithashtu dhe antioksiduesë si Vitamin A, B-karoten , likopen, lutein, zeaksanthin dhe kriptozeaksanthin, të gjithë këto antioksidueseë fuksionojnë si një ushtri e madhe kundër radikaleve të lira që janë zanafilla e një gamë të gjerë patologjish.

Ngjyrën e tyre e marrin nga flavonoidet dhe kryesisht nga zeaksanthinet dhe luteinet që kanë si funksion të mbrojnë syrin nga demtimet e dritës dhe neutralizimin i radikaleve të lira. Ka shumë gjasa që këto dy antioksidhuesë të ndikojnë në parandalimin e shfaqjes së perdes dhe të degjenerimit makular.
Mos harrojmë që në jeten moderne sytë tanë jane tej mase të eskpozuar nga ekranet dighitale.

Nga familja e Vitaminave përmban vitamin C (1 kokër në ditë plotëson rreth 21% të nevojave ditore), Vitamina të kompleksit B si B9, B6 etj të cilat vitamina bejnë pjesë në raksione enzimatike metabolike në trupin tonë.

Përsa i përket kriprave minerale përmbën Kalium, Magan,Magnez, Fosfor, Baker, etj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme