Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Diasporës dhe Invetimeve Strtegjike, Dardan Gashi, në emisionin “Personale” të RTV Dukagjini, duke folur për rolin e tij në themelimin e qeverisë Haradinaj, thotë se Haradinaj nuk ka pasur nevojë për ndërmjetësimin e tij.
Gashi thotë se kësaj teme i janë dhënë ngjyrime të ndryshme, por shumicën e njerëzve që janë tash në Qeveri i ka miq.
Gashi thotë se ideja ka qenë të mos bllokohet shteti, të krijohen institucionet, kurse mandati i takonte Haradinajt si fitues i zgjedhjeve.
“Nuk ka nevojë Haradinaj për ndërmjetësim. Haradinaj është bërë kryeministër nga Ibrahim Rugova. Unë jam mik i familjes Rugova. Baba im gjithashtu ka qenë mik me Ibrahim Rugovën. Haradinajn e ka emëruar Rugova kryeministër me gjithë ato vota që i ka pasur LDK-ja. Edhe tash Haradinaj i ka pasur votat për ta themeluar Qeverinë”, tha Gashi.
Thotë se kjo qeveri do të jetë shumë e suksesshëm, sepse për dy muaj ka marrë shumë vendime.
Sipas tij, kjo qeveri do të punojë katër vjet.
Gashi thotë se numër të përafërt të zëvendësministrave ka pasur edhe Qeveria e Isa Mustafës, por ky numër, sipas tij është në proporcion me numrin e partnerëve në koalicion.
“jemi koalicion heterogjen dhe kemi nevojë të kemi kaq shumë zëvendësministra, sepse duhet t’i akomodojmë njerëzit”, tha ai.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...