Arsene Wenger dëshiron që Wilfried Zaha të jetë zëvendësuesi i superyllit Alexis Sanchez.
Trajneri i Arsenalit është duke u përgatitur për largimin e Sanchezit dhe është i gatshëm të lansoj një ofertë prej 35 milionë funta për superyllin e Crystal Palaces, transmeton portali arbresh.info.
“Shqiponjat” janë të vendosura për të mbajtur në skuadër 25-vjeçarin, por janë të befasuara me interesimin në sulmuesit nga Bregu i Fildishtë.
Zaha është rikthyer nga lëndimi duke i siguruar një pikë Palaces në fitoren ndaj Chelseat si dhe në takimin e fundit baras kundër West Hamit.
Ai nënshkroi kontratë pesë vjeçare gjatë verës, por interesimi në të ka vazhduar.
Tottenhami ka qenë duke vëzhguar gjithashtu progresin e Zahas qysh pas rikthimit te Palace nga Manchester United tri vite më parë./arbresh.info/
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...