Legjenda e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ishte i ftuar këtë të shtunë në “Xing me Ermalin” ku ndër të tjera ka treguar arsyet e largimit dhe gjithashtu synimet e tij për të ardhmen.
Gjatë intervistës, moderatori Ermal Mamaqi pyeti Canën si i duket trajneri i ri i Kombëtares dhe si arrijnë të komunikojnë lojtarët me të duke e pyetur nëse të gjithë ata dinë italisht.
“Një pjesë e madhe dinë italisht, kurse djemtë nga Kosova dhe Maqedonia kanë pak vështirësi. Duhet gjithmonë një përkthyes aty. Unë e kam kryer me vite këtë rol me Xhanin”, u shpreh Cana ndërsa Ermal Mamaqi shtoi: “Ti je mjeshtër me gjuhët, di nja 7 gjuhë”, duke zbuluar kështu këtë kuriozitet për Canën.
Dhe po, duket e pabesueshme, por ish-kapiteni i Kombëtares di 7 gjuhë: italisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, serbisht, pak turqisht dhe sigurisht shqip.
Von der Leyen: Duhet ende punë për heqjen e masave ndëshkues...
Muhaxheri flet pas sulmit: Jam shëndosh e mirë
Kurti takohet me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula v...
Gjeorgjia mban zgjedhjet parlamentare
Publikohen pamjet e momentit të sulmit të Gazmend Muhaxherit...
Rama: Shqipëria, e para në rajon për prokurimin publik