Komisioni Qendror i Zgjedhjeve para pak kohësh ka publikuar listat e kandidatëve që kanë fituar ulëse nëpër asambletë komunale në mbarë Kosovën si rezultat i zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.
Veç listës së kandidatëve që kanë fituar ulëse, KQZ ka publikuar edhe listën e plotë të kandidatëve për asamble dhe votat që ka marrë secili prej tyre. Ajo që ka çuditur është numri i madh i shumë kandidatëve që nuk arritën ta fitojnë asnjë votë, shkruan Insajderi.com
Nisma për Kosovën është partia e cila prinë për nga numri më i madh i kandidatëve të cilët nuk e votuan as vetën dhe morën kështu zero vota. Gjithsej 26 kandidatë për asamblistë të kësaj partie nuk morën asnjë votë.
Partia e dytë që futet në këtë listë si partia e dytë me më së shumti kandidatë që nuk morrin asnjë votë është Alternativa. Ky subjekt politik ka gjithsej 18 kandidatë që nuk kanë asnjë votë.
Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleanca për Kosovën e Re, janë partitë që gjashtë kandidatë të këtyre partive nuk fituan asnjë votë.
Pesë kandidatë nga partia Fjala nuk morrin asnjë votë ndërsa, nga LDK-ja tre kandidatë për asamble nuk e votuan as vetën. Ndërkaq vetëm një kandidatë i Vetëvendosjes nuk ka arritur të marrë asnjë votë.
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...