Isco lëndohet në miqësoren kundër Costa Ricas

23:36 | 11 Nëntor 2017
Arbresh Info

Ylli i Real Madridit është detyruar të largohet nga fusha në ndeshjen miqësore me kombëtaren e tij pas një sfide mjaftë të vështirë nga fundi i ndeshjes.

Isco është detyruar të largohet nga fusha në takimin miqësor të Spanjës ndaj Costa Ricas pas një ndërhyrje të ashpër ndaj tij, shkruan portali arbresh.info.

Isco i shtrirë në fushë
Isco i shtrirë në fushë

Mesfushori i Real Madridit është rrëzuar në fushë pas ndërhyrjes së rrezikshme nga qendërmbrojtësi Kendall Waston, të cilit iu shfaq kartoni i verdhë në minutën e 62′ të ndeshjes.

Lexo edhe: Spanja spektakël edhe në miqësore, demolon Costan Rican

Isco është trajtuar nga stafi mjekësor i Spanjës, por nuk ishte në gjendje të vazhdoj lojën.

Si zëvendësues i tij në fushë hyri Marco Asensio./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme