Barça kërkon nga Guardiola ta ndaloj transferimin e Neymarit në Real Madrid

22:29 | 11 Nëntor 2017
Arbresh Info

Barcelona raportohet se ka kërkuar nga Manchester City që të përpiqet për të nënshkruar me sulmuesin Neymar nëse ylli i PSG-së vazhdon të lidhet me transferimin në Real Madrid.

Real Madridi është jashtëzakonisht shumë duke u diskutuar rreth transferimit të Neymarit gjatë javëve të fundit pasi e ardhmja e brazilianit në PSG duket e paqartë, transmeton portali arbresh.info. 25-vjeçari besohet se nuk është i lumtur në Parc des Princes dhe është duke pasur probleme të shumta, përfshirë atë me trajnerin Unai Emery.

Neymar ka bërë një deklaratë emocionuese duke mohuar rikthimin në La Liga, por spekulimet vazhdojnë të qarkullojnë pavarësisht kësaj. Dhe, gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që ish klubi i tij Barcelona është e shqetësuar se ai mund të përfundoi duke iu bashkua Real Madridit në fund të sezonit.

Sidoqoftë, bisedimet për transferim në Bernabeu nuk janë diçka e re.

Së fundmi është thënë se Real Madridi është duke menduar transferimin e Neymarit këtë verë pasi Cristiano Ronaldo pritet të largohet. Megjithatë, 32-vjeçari vazhdon të qëndroj në Bernabeu, gjë që bëri që PSG të transferoj sulmuesin brazilian, transmeton portali arbresh.info

‘Don Balon’ pretendon që Barcelona ka frikë që ish lojtari i tyre mund të vendos për të kryer aktin e fundit të tradhtisë dhe të transferohet në Real Madrid pas vetëm një sezoni në Francë. Ata pretendojnë se kanë kontaktuar ish trajnerin e tyre dhe trajnerin aktual të Manchester Cityt, Pep Guardiolan, për tu siguruar që kjo të mos ndodhë.

Megjithatë, Guardiola nuk është i interesuar aktualisht në transferimin e Neymarit. Ai raportohet se mendon që reprezentuesi brazilian është një karakter i mundimshëm për tu menaxhuar – diçka që Emery padyshim është duke e përjetuar.

Përveç kësaj, Guardiola mendon që Barcelona mund të përfitoj nga transferimi i Neymarit te rivali i tyre i përbetuar. Por, mbetet të shihet se ‘Los Blancos’ do të lansojnë një ofertë për të nënshkruar me superyllin brazilian ndonëse thuhet se kanë të gatshme 200 milionë euro./arbresh.info/

Të ngjashme