Google ADS

Naftarët mirëpresin kontrollin e naftës, qytetarët të furnizohen me derivate cilësore

21:55 | 11 Nëntor 2017
M. A.

Për herë të parë ka filluar inspektimi për cilësinë e naftës që hyn në Kosovë.

Gjatë ditës së sotme, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka ndërmarr aksion për inspektimin e autoboteve të naftës në të gjitha pikat doganore, ku qytetarëve do tu heqen dilemat se cfarë nate ata po përdorin.

E këtë vendim të Ministrit Bajram Hasani, Shoqata e naftarëve të Kosovës e ka përkrahur.

Kryetari i shoqatës së naftareve, Fadil Berjani, për Indeksonline ka thënë se shoqata e mbështetë kontrollimin e autoboteve të naftës, pasi që deri me sot cilësia e naftës nuk është kontrolluar as për 2 për qind, ndonëse kjo ka qenë kërkesë e kamotshme e tyre.

“Ne si shoqatë e naftareve, kërkesa jonë ka qenë edhe në të kaluarën që leximi i letrave të cilat tubohen nga trupat inspektues të kalojnë në Doganën e Kosovës, ndërsa cilësia duhet të jetë nën patronatin e Ministrisë se Tregtisë, që ajo me inspektoriat të vet duhet të kontrollojë cilësinë. Unë e kam pas takim me ministrin Hasani, takim miqësor e punues për një ore e gjysmë. Ai na premtoj që do ta kontrollojnë dhe monitorojnë cilësinë e naftës ashtu siç duhet me pas, që qytetari të furnizohet me karburant cilësor” ka thënë Berjani.

Berjani ka treguar se vetëm sot janë ndaluar për kontroll 60 autobote me naftë.

“Sipas informative që kam sot janë ndaluar dikund 60 autobote për kontrollin e cilësisë. Kemi importues të derivateve të cilat janë të deponuara në shoqatën e naftareve që të kontrollohet cilësia e tyre. Deri me tani cilësia nuk është kontrolluar as 2 për qind. E tash po besojmë që ky sektor ka me u rregullu. Aksioni i sotëm ka mbështetjen e shoqatës deri në fund. Shoqata kërkon cilësi të naftës që qytetari të furnizohet me një karburant çfare e paguan, të jetë cilësor” ka thënë ai.

Ministri Hasani gjatë inspektimit të sotëm ka thënë se të hënën do të jepen të gjitha informatat lidhur me cilësinë e naftës së autoboteve të inspektuar gjatë ditës së sotme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme