Ronaldo Nazario ka luajtur në shumë klube të mëdha dhe në të gjitha ka lënë gjurmë të pa shlyera.
Sulmuesi legjendar nga Cruzerio ishte transferuar në Evropë, te gjiganti holandez PSV në vitin 1994. Ai për dy vite qëndrimi në kampionatin holandez shënoi 42 në 46 paraqitje.
Në vitin 1997 ai u transferua te gjiganti spanjoll, Barcelona pas dy super sezonesh me PSV, shkruan arbresh.info.
Barcelona në atë kohë pagoi shumën rekorde prej 19.5 milionë dollarë duke e mposhtur Interin në garë për shërbimet e tij.
‘Il Fenomeni’ nuk hezitoi për të shfaqur talentin e tij të madh edhe në futbollin spanjoll duke u adaptuar shumë lehtë në skuadrën e katalunasve.
Ronaldo qëndroi vetëm për një sezon në Nou Camp por ai në 49 paraqitje shënoi 47 gola.
Ai gjatë sezonit 1996-97 kishte ndihmuar Barcelonën të fitojë Kupën e fituesve të UEFA-s duke shënuar golin e fitores, ai po ashtu shënoi edhe në finalen e Kupës së Mbretit. Legjenda e futbollit po ashtu kishte fituar këpucën e artë në atë sezon duke shënuar 36 gola në 37 takime në La Liga.
Deri në sezonin 2008-09 kishte mbajtur rekordin për shënimin mbi 30 gola brenda një sezoni në La Liga.
Pas një viti qëndrimi në Nou Camp, Ronaldo u transferua në Serie A tek Interi. /arbresh.info/
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...