Jeta në Paris nuk ka shkuar ashtu siç ka pritur Neymar dhe sulmuesi tashmë ka filluar të pendohet për transferimin në PSG, thotë Marcelo Bechler.
Bechler është një gazetar brazilian që raportoi rreth dëshirës së sulmuesit për largim nga Barcelona gjatë verës dhe ai deklaron që Neymar tashmë iu ka treguar ish bashkëlojtarëve të tij te “Blaugranët”, si Gerard Piques dhe Luis Suarezit, se do të donte që transferimi te kryeqyteti francez të mos ndodhte, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur në një program televiziv, Bechler shpjegoi gjithashtu që 25-vjeçari është duke pasur vështirësi për të fituar dhomën e zhveshjes.
“Aty janë lojtarë shumë të vlerësuar në dhomën e zhveshjes si Edinson Cavani dhe Di Maria, dhe ata e kanë kuptuar sjelljen e Neymarit në muajin e parë”, tha ai.
“Raporti ndërmjet Neymarit dhe Unai Emeryt është ftohtë, ashtu siç është me disa lojtarë të tjerë”
Megjithatë, Bechler sugjeron që transferimi te gjiganti spanjoll Real Madridi nuk është diçka e pamundur në të ardhmen.
“Do të jetë më i lehtë për të rikthimi në Real Madrid sesa në Barcelonë”, ka theksuar ai.
“Neymari nuk do ta konsideronte atë si tradhti, por tani këto janë vetëm spekulime”
Ndërkohë, Neymar ka folur pas miqësores së Brazilit ndaj Japonisë të premten duke pretenduar se gjithçka që është shkruar nga shtypi francez është e pavërtetë./arbresh.info/
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj