S’ka Ushtri të Kosovës, pa pajtimin e Listës Serbe

20:21 | 11 Nëntor 2017
M. A.

Formimi i Ushtrisë do ta sfidojë edhe Qeverinë “Haradinaj”.

Shndërrimi i Forcës së Sigurisë në Forcë të Armatosur vazhdon të mbetet ende temë sa e nxehtë aq edhe e paprekshme, kjo për një faktor të vetëm Lista Serbe.

Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se nuk ka formim të Ushtrisë pa pëlqimin e Listës Serbe.

Madje ai shtoi se përderisa kjo parti është e ndikuar kryekëput nga Beogradi, nuk duhet të pritet që të ndryshojnë mendim për këtë çështje.

Analisti Haki Abazi po e vlerëson si gabim të madh të institucioneve të mëhershme të cilët me marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel i kanë dhënë rol shumë të madh kësaj partie në temat kyçe për zhvillimin e vendit.

Transformimi i Forcave të Sigurisë në Forca të Armatosura ishte premtuar vite më parë nga shumë Qeveri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme