“Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka kërkuar luftë bërthamore në Gadishullin Korean dhe këtë e bëri gjatë udhëtimit të tij të parë në Azi”, ka theksuar agjencia shtëtërore e Koresë Veriore, duke cituar ministrin e Jashtëm të Koresë Veriore.
Në deklaratë thuhet se Trump e “tregoi natyrën e tij të vërtetë si shkatërrues i paqes dhe stabilitetit në botë”, transmeton portali arbresh.info
“Pas vërejtjeve të çmendura të bëra në shtator, Trump po bën përpjekje për të tjetërsuar popullin tonë nga qeveria dhe për të mbajtur rivalitetin midis DPRK-së dhe shoqërisë ndërkombëtare”, ka thënë ministri.
Pheniani edhe njëherë ka theksuar se deklaratat e Donald Trump “po e inkurajojnë Korenë Veriore të përshpejtojë plotësimin e forcave të saj të armatosura bërthamore./arbresh.info/
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima