Argjentina siguroi fitore 1 me 0 në miqësoren e së shtunës ndaj Rusisë.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Manchester City, Sergio Aguero, transmeton portali arbresh.info.
Goli i fitores së Argjentinës erdhi vetëm katër minuta para përfundimit të ndeshjes.
Lionel Messi luajti për plotë 90 minuta për Argjentinën në Rusi dhe raportet se do të mungoj në ndeshjen e ardhshme me skuadrën kombëtare u konfirmuar menjëherë pas takimit.
Messi nuk do të luaj në miqësoren e Argjentinës të premten kundër Nigerisë që zhvillohet gjithashtu në Rusi.
“Mungesa e vetme e konfirmuar për ndeshjen e së martës është Messi”, ka thënë Sampaoli pas fitores 1 me 0 ndaj Rusisë.
Si rezultat i kësaj, Barcelona nuk duhet të shqetësohet rreth ngarkesës së Leo Messit këtë vikend pasi superylli do të rikthehet në Spanjë brenda orëve të ardhshme./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BbW-3lEFP_n/
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...