Granit Xhaka i ka thënë Irlandës Veriore të ndaloj ankesat rreth vendimit të çuditshëm për penalti që ishte vendimtar në ndeshjen e parë kualifikuese të play-off’it në Kampionatin Botëror.
Zvicra është në avantazh për një gol para ndeshjes kthyese të javës së ardhshme pasi Ricardo Rodriguez u tregua i saktë me goditjen nga pika e bardhë pas vendimit të çuditshëm për penallti nga gjyqtari që lojtari Corey Evans ka prekur topin dorë pas goditjes nga Xherdan Shaqiri, transmeton portali arbresh.info.
https://twitter.com/That_Stat_/status/928947086711762945
Por, mesfushori kosovar i Arsenalit, Granit Xhaka, insiston se nuk mund ta kuptoj pse Irlanda Veriore është duke u ankuar ende në gjyqtarin Ovidiu Hategan duke thënë se Zvicra do të tregoj klasin në St Jakob Park.
“Nuk e di pse është temë kaq e madhe apo se janë duke e diskutuar ende”, ka thënë fillimisht Xhaka.
“Mendoj se duhet ta lëmë pas këtë. Mendoj se ne jemi një skuadër më e mirë. Ne duam ta shfaqim këtë sërish dhe të kualifikohemi në Rusi”
“Mendoj se ne jemi në skuadër e mirë dhe ndoshta edhe më mirë kur krahasohemi me Irlandën Veriore”
“Diskutimi i penaltisë nëse ishte apo nuk ishte penalti, është vendim i gjyqtarit dhe kjo nuk na intereson neve”, shtoi Xhaka.
25-vjeçari kishte bërë një goditje të fuqishme gjatë ndeshjes si mysafirë ndaj Irlandës Veriore./arbresh.info/
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit