Ahmeti: Brenda mandatit tim, Pallati i Rinisë dhe Sporteve do të jetë plotësisht funksional

17:08 | 11 Nëntor 2017
M. A.

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se sapo të merr nën menaxhim Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve do të nis investimet.

Ahmeti ka thënë se qëllimi i investimeve është që kjo hapësirë të kthehet në qendër rekreative-sportive.

Ai ka shtuar se brenda mandatit të ardhshmë, ky pallat do të jetë funksional dhe në shërbim të qytetarëve dhe klubeve sportive.

“Sapo ta marrim nën menaxhim Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, do t’i nisim investimet, ashtu që ta kthejmë këtë hapësirë në qendër rekreative-sportive përmes projekteve që tashmë i kemi në program.

• Do ta rregullojmë sallën e djegur (kemi biseduar me Komisionin Evropian, dhe ata janë të gatshëm që ta konsiderojnë investimin për këtë);

• Do ta përfundojmë projektin e plotë të këtij pallati;

• Do ta lidhim pllatonë e këtij objekti me pllatonë e Grandit;

• Do ta ndërtojmë pishinën olimpike;

• Do t’i bëjmë investimet e duhura në pjesën komerciale të pallatit.

Brenda mandatit të ardhshëm, Pallati i Rinisë dhe Sporteve do të jetë plotësisht funksional, në shërbim të qytetarëve dhe klubeve tona sportive” ka shkruar Ahmeti në Facebook./arbresh.info/

foto2_1510415254-8032567 foto4_1510415262-5595550 foto6_1510415271-8366392

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme