Mediat greke: Nis lufta kundër mafias shqiptare

10:44 | 11 Nëntor 2017
Arbresh.info

Mediat greket po i kushtojnë rendësi zhvillimeve të fundit në Shqipëri pas skandalit Tahiri si edhe nisjes së aksionit “Forca e Ligjit” përmes të cilit pritet të shkojnë pas hekurave mjaft emra VIP.

Portali i njohur greke Zougla.gr ka hedhur një shkrim të gjatë sot me titull: “Nis lufta kundër mafias shqiptare” duke iu referuar pikërisht aksionit “Forca e Ligjit”, deklaratave të forta të ambasadorëve të huaj në vend, si edhe dyshimet për përfshirje të ish-krahut të djathtë të kryeministrit Rama, Saimir Tahirit në trafik ndërkombëtar narkotikësh, përcjell Albeu.com.

Portali grek i referohet edhe akuzave publike të ambasadorit Lu ndaj vendimeve për lirimin apo mos arrestimin e personazheve të njohur të krimit si Lulzim Berisha apo i ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit”, Klement Balili./albeu.com

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme