Senegali është skuadra e radhës, që ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në botërorin ‘Rusi 2018’.
Senegalezët fituan me rezultatin 2-0, në transfertën ndaj Afrikës së Jugut dhe siguruan matematikisht kualifikimin, ndonëse kanë edhe një takim për të luajtur, tre ditë më pas, sërish ndaj afrikano-jugorëve.
Sakho shënoi për Senegalin në minutën e 12’, pas një asisti të sulmuesit të Liverpoolit, Sadio Mane, ndërsa autogoli i Mkhize në të 38-n, vulosi rezultatin 0-2.
Deri tani janë 24 skuadra që kanë siguruar kualifikimin për në botëror, ndërsa mbeten për t’u përcaktuar edhe 8 të tjera, transmeton Supersport.
Gjersa një biletë për në kampionatin më të madh botëror për kombëtaret janë duke pritur edhe tetë shtete.
Këto janë 24 skuadrat e kualifikuara deri tani në botërorin ‘Rusi 2018’:
Rusi
Brazil
Iran
Japoni
Meksikë
Belgjikë
Koreja e Jugut
Arabia Saudite
Gjermani
Angli
Spanjë
Nigeria
Kosta Rika
Polonia
Egjipt
Islanda
Serbia
Portugalia
Franca
Uruguai
Kolumbia
Argjentina
Panama
Senegal
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...