Google ADS

Adi Krasta tregon arsyen e largimit nga Top Channel

09:00 | 11 Nëntor 2017
Arbresh.info

 Gazetari i njohur Adi Krasta ka realizuar një sezon të “E Diell”, në Top Channel, program që pati një mbështetje të fortë të kritikës e vlerësim publik, por kontrata është mbyllur pa përfunduar.

I ftuar në News 24 ai pranoi të flasë sërish për largimin nga televizioni i Top Channel.

“Më kërkuan që kontrata me ta të mbyllej më herët se sa ishte përcaktuar. Nuk e kam të qartë arsyen por në fund ishte një ndarje xhentëlmenësh”.

“Kemi koncepte të ndryshme për bërjen e televizionit”.

“Unë jam i ndjeshëm për lirinë e fjalës, për të ftuarit, dua ata që i bëjnë drejtësi të vërtetës, që të jem i ndershëm dhe nuk e pata këtë liri”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme