Plaçkitje, dhunime e rrëmbime, kështu përshkruhen mësymjet e para turke drejt Arbërisë nga pena e kronistit turk, Saidin.
Studiuesi shqiptar nga Italia, Etnor Canaj, ka sjell një pasazh interesant nga kronisti turk që ofron një tablo realiste të fushatave turke drejt Arbërisë dhe viseve të tjera të Ballkanit.
Në kontekstin e vitit 1375, bejlerbeu i Rumelisë, Timurta beu ndërmori fushata të egra në tokat arbërore, duke pushtuar të gjitha kështjellat me radhë.
Sipas fjalëve të kronistit, komandanti i sulltan Muratit u kthye në kryeqytet me një pasuri të pafund që kishte rrëmbyer në Arbëri.
Me lejen e autorit, portali Konica.al sjell përkthimin e kësaj kronike që hedh dritë mbi Arbërinë e kohës:
“Kur çështjet e mbretit në Azi ishin paqësore dhe të qeta, në përputhje me dëshirën e tij, në vitin 785 (1375) kaloi në Greqi me shpirtin për të luftuar dhe nënshtruar vende, dhe u ndal në rezidencën e tij mbretërore në Andrianopol, ku pasi u këshillua me vezirët dhe guvernatorët e shtetit, urdhëroi kryerjen e plaçkitjeve në Arbëri dhe Bosnjë: për këtë emëroi si gjeneral Timurta beun, të cilin e dërgoi drejt këtyre vendeve, jo vetëm që ushtarët të pasuroheshin e të fuqizoheshin me prenë dhe plaçkën e këtyre vendeve, por edhe që të pafetë të ktheheshin në varfanjakë.
Për këtë qëllim, Timurta beu, së pari shkoi në Arbëri dhe theu disa kështjella që ndodheshin përskaj rrugës së tij: dhe më pas dërgoi ushtarë të sulmonin dhe plaçkitnin vendin. Aty kapeshin prej ushtarëve vasha dhe djem të rinj arbërorë me një bukuri të pashoqe…secili ushtar mori nga një rob me shumë plaçkë dhe plotësoi qëllimin dhe dëshirën e vet: Timurtas beu, duke kërkuar një të pestën e plaçkës u kthye me ushtrinë me pre dhe pasuri të pafund në pallatin mbretëror”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...