Ekzili i Puigdemontit përkeqësoi situatën për ministrat

22:50 | 10 Nëntor 2017
Arbresh.info

Një avokat, firma e të cilit përfaqëson dy ish ministrat e burgosur katalanas thotë se situata e tyre është përkeqësuar nga ekzili i vetë-imponuar nga presidenti Carles Puigdemont.

Pau Molins ka thënë për BBC që beson se Puigdemont, i cili ka ikur në Belgjikë, do duhej të kishte qëndruar në Spanjë dhe të luftonte për rastin e tij, transmeton portali arbresh.info

Ai thotë se do të thoshte se sistemi i drejtësisë ishte në gjendje të justifikonte burgimin e ministrave.

Tetë anëtarë të shkarkuar nga qeveria katalanase po mbahen në arrest për një deklaratë të paligjshme të pavarësisë.

Ata, së bashku me z. Puigdemont, janë duke u hetuar për dyshimin e rebelimit dhe kryengritjes pas një referendumi të pezulluar të pavarësisë më 1 tetor, në kundërshtim me autoritetet qendrore në Madrid./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme