Ka pajtueshmëri parimore nga të gjithë partitë politike të përfaqësuara në Kuvend për pranim të dialogut “Zhan Mone”, deklaroi raportuesi i PE-së për Maqedoninë Ivo Vajgl pas bisedimeve dyditore me koordinatorët e grupeve të deputetëve në Dhomën Përfaqësuese të Maqedonisë.
“Është e qartë se mbizotëron frymë e bashkëpunimit dhe dëshirës që të punohet në interes të vendit. Ekziston vullnet tek të gjithë partitë politike që t’i vendosin interesat e vendit në vend të parë”, tha Vajgl në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.
Vajgl pohon se iniciativa “Zhan Mone” nuk është zëvendësim ose vazhdim i Marrëveshjes së Përzhinës, por qëllimi i saj është hapje e dialogut që do ta rriste empatinë dhe hapje të diskutimit pa presion të opinionit dhe të mediave, që do të kontribuojë drejt funksionimit funksional të Parlamentit.
“Ju bind se PE-ja jep mbështetje për zgjerimin. Është e rëndësishme që Maqedonia t’i realizojë projektet reformuese ambicioze që është me rëndësi thelbësore për hapje të negociatave me BE-në në një kohë të përshtatshme. Datë megjithatë nuk mund t’ju them”, porositi Vajgl.
I pyetur se si pret që deputetët të ulen në tryezë të përbashkët kur ende nuk janë ndriçuar ngjarjet e 27 prillit, Vajgl tha se shpreson se nga kjo përvojë e dhimbshme të gjithë partitë politike do të nxjerrim mësim dhe se në takimin në Paris vetëm do të debatohet për problemet, ndërsa vendi për zgjidhje të tyre është Kuvendi.
Për datë të mundshme për mbajtje të takimit, Vajgl paralajmëroi se ajo është java e fundit e janarit. Temë e takimit të parë do të jetë edhe Rregullorja e Kuvendit dhe Kodeksi etik për deputetët si dhe qeverisja e të drejtës. Takimi do të jetë në format nga një koordinator dhe një deputet nga grupi i deputetëve. Në takim do të marrin pjesë edhe Xhaferi si kryetar i Parlamentit të Maqedonisë, eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han, si dhe një përfaqësues nga Qeveria dhe nga Parlamenti i Francës si vend nikoqir.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi theksoi se Kuvendi është i gatshëm që t’i ndjekë të gjithë rekomandimet e BE-së dhe t’i zbatojë në tërësi, ndërsa të cilët janë në dobi të institucioneve dhe qytetarëve tanë.
“Ne jemi të përgatitur si Kuvend, ndërsa të njëjtin mendim e ndajnë partitë politike të përfaqësuara në Parlament ta pranojmë rekomandimin e deputetëve në Parlamentin Evropian ta hapim procesin e dialogut në kuadër të projektit ‘Zhan Mone’ si dimension i ri i dialogut të grupeve parlamentare të cilët do të mund të vazhdojnë edhe këtu në shtetin tonë që të kontribuojmë që raporti i ardhshëm i KE-së të jetë pozitiv për Maqedoninë dhe të hapë mundësi për fillim të negociatave”, tha Xhaferi.
Blinken: Ne do të bëjmë gjithçka që Uashingtoni të dërgojë p...
Arrestohet i dyshuari për grabitje në një market në Pejë
Vajzat e shtëpisë elektrizohen nga muzika dhe bëjnë c
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...