Kelmendi: Qeveria nuk po punon sa duhet, pse po heshtë opozita?

20:54 | 10 Nëntor 2017
M. A.

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk po punon aq sa duhet.

Ai ka treguar se këtë e ka pranuar edhe vet kryeministri, Ramush Haradinaj i cili i njëjti ka thënë se ka ngecje në reforma.

Me këtë rast, Kelmendi ka një pyetje edhe për opozitën. E që janë Vetëvendosja dhe ajo LDK.

I pari i Fjalës ka thënë se është e pafalshme se si këto dy parti po vazhdojnë të marrin mëditjet pa punuar fare. Madje, ai ka thënë se ndoshta po e bëjnë sepse i frikësohen, Ramush Haradinajt.

Postimi i tij i plotë:

Qeveria e Kosovës nuk po punon sa duhet.

Këtë e pranoj edhe Kryeministri Haradinaj i cili tha se ka ngecje në reforma.

Por pse po heshtë opozita?

Është e pafalshme kjo heshtje e partive opozitare VV-së dhe LDK-së.

Prej pas luftës, opozita e kësaj legjislature është më e forta sa i përket numrave:

60 deputet pozita, 60 deputet opozita, por kjo opozitë është më e plogështa dhe më e dobëta sa i përket punës.

Opozita ose është “tronditur” nga pagat dhe meditjet që po i marrin pa punuar fare, ose po i frikësohen Ramushit ?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme