Google ADS

Anëtari i komisionit deklarohet për raportin final të Demarkacionit

20:40 | 10 Nëntor 2017
M. A.

Anëtari i Komisionit Shtetëror për Demarkacionin, Florim Isufi në televizionin Rrokum ka thënë se janë duke punuar vazhdimisht që sa më shpejt të dalin me fakte të reja për çështjen e Demarkacionit.

Isufi ka thënë se gjatë kësaj kohe kanë qenë në Slloveni dhe Kroaci për me mbledhë fakte dhe dokumente që kanë me i ndihmu ata për punën e tyre.

Gjithashtu ai ka shtuar duke thënë se detyra e tyre është me bë një raport dhe me ja dorëzu Haradinajt dhe se ai raport bëhet zyrtar. Masandej për këtë vendos politika.

Sipas tij, problemi i Demarkacionit i ka kushtar shumë kohë Kosovës, por që nuk ka qenë problem i vendit, por ky gabim ka qenë më i hershëm

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme