Grabitet posta në Prishtinë, konfirmon policia

19:26 | 10 Nëntor 2017
M. A.
Është grabitur sot rreth orës 18:00 filiali i Postës dhe Telekomit të Kosovës në lagjen “Tre Sheshirat” në Prishtinë.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, teksa zyrtarë të policisë thanë se janë duke u marrë me rastin.

“Sot rreth orës 18:00 në rrugën Xhorxh Bush ka ndodhur plaçkitja. Policia ka marrë informatën dhe njësitet kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”, ka thënë për arbresh.info, Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për Rajonin e Prishtinës.

Ajo ka thënë se ende nuk dihet se si ka ndodhur grabitja, ku nga ana tjetër dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë se grabitja ka ndodhur në mënyrë të armatosur.

Sipas dëshmitarëve, në këtë filial të PTK-së tek “Tre Sheshirat” janë grabitur rreth 450 euro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme