Shqipëria duhet të plotësojë prioritetet kyçe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian

19:26 | 10 Nëntor 2017
Arbresh.info

Shqipëria duhet të plotësojë prioritetet kyçe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kështu u shpreh ambasadorja e Francës në Tiranë, Christina Vasak, e cila me profesion është juriste.

Nga qyteti i Korçës, diplomatja franceze shprehet se Shqipëria është një vend kandidat për në BE nga 2014, por i duhet të plotësojë kushtet, përfshi këtu edhe shtetin ligjor.

E pyetur mbi deklarimet e bëra nga ambasadori i SHBA-së, Donald Lu, i cili paralajmëroi arrestimin “peshqve të mëdhenj” në fillim të vitit të ardhshëm, Vasak tha se në Shqipëri duhet të vendoset shteti i së drejtës, të cilit duhet t’i binden të gjithë.

“Si juriste që jam theksoj shtetin e së drejtës që duhet të funksionojë” tha Vasak.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme