Qeveria japoneze thotë se dëshiron të gjejë faqet e internetit ku njerëzit e pambrojtur mund të ndajnë mendimet vetëvrasëse.
Ky veprim vjen në përgjigje të një rasti të supozuar të vrasës serik në të cilin u përdorën këto vende, transmeton portali arbresh.info
Në tetor, nëntë trupa të masakruar u zbuluan në frigorifer dhe kutitë e veglave në një të ashtuquajtur “shtëpi të tmerreve” në periferi të Tokios.
Hetuesit gjetën nëntë krerë së bashku me një numër të madh të eshtrave të krahut dhe të këmbëve.
Takahiro Shiraishi, 27 vjeç, ka pranuar të ketë vrarë nëntë persona që nga fundi i gushtit në një rast që ka tronditur Japoninë.
Si i gjente viktimat e tij?
Policia thotë se z. Shiraishi u njoh me viktimat e tij përmes mediave sociale, ku ata kishin shprehur mendime vetëvrasëse.
Pretendohet se ai i vrau, pasi i kishte joshur ata në banesën e tij, duke u thënë se ai do t’i ndihmonte ata t’ia merrnin vetes jetën.
Nëntë viktimat e Shiraishit përfshinë tre nxënës të shkollave të mesme – më e reja 15 vjeçe – një studente, katër gra në të njëzetat dhe një 20 vjeç.
I vetmi mashkull në grup u vra, pasi u përball me Shiraishi rreth vendndodhjes së të dashurës së tij, njoftoi media japoneze.
Zbulimi në banesën e tij u bë, pasi policët po kërkonin zhdukjen e një gruaje të re.
Policia thotë se ajo kishte shkruar në media sociale duke kërkuar që dikush t’ia merrte jetën./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?