Duke parë tregjet e zeza kriminale dhe forumet publike, kompania gjeti miliona emra përdoruesish dhe fjalëkalime të vjedhura drejtpërsëdrejti përmes piraterisë.
Kompania gjithashtu zbuloi miliarda emra përdoruesish dhe fjalëkalime të ekspozuara në mënyrë indirekte në shkeljet e të dhënave të palëve të treta, njofton CNN, transmeton portali arbresh.info
Për një vit, hulumtuesit e Google hetojnë mënyrat e ndryshme të hakerëve që vjedhin informacione personale dhe marrin përsipër llogaritë e Google (GOOG). Google botoi hulumtimin e tij, të kryer në mes të marsit 2016 dhe marsit 2017.
Duke u fokusuar ekskluzivisht në llogaritë e Google dhe në partneritet me Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, kërkuesit krijuan një sistem të automatizuar për të skanuar faqet e internetit publike dhe forumet kriminale për kredencialet e vjedhura.
Grupi gjithashtu ka hetuar mbi 25,000 mjete për sulme kriminale, të cilat i ka marrë nga burime të pazbuluara.
Google tha se është studimi i parë që merr një vështrim afatgjatë dhe gjithëpërfshirës se si kriminelët vjedhin të dhënat tuaja dhe cilat janë mjetet më popullore./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...