Megan Fox: Nuk do ta përballoja një shtatzëni të katërt

17:51 | 10 Nëntor 2017
Arbresh.info

Aktorja bukuroshe Megan Fox ka vetëm 15 muaj që është bërë nënë duke sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë.
Bukuroshja 31-vjeçare gjatë një interviste për revistën “Extra” ka treguar se trupi i saj nuk është në gjendje për një shtatzëni të katërt dhe nëse kjo do të ndodhte sërish, ajo do të shkatërrohej.

Megan Fox ka shtuar se asnjë nga tre shtatzënitë e mëparshme nuk ka qenë e planifikuar për këtë arsye nuk është e sigurt nëse i ka dhënë fund me procesin e riprodhimit.

Mesa duket Megan nuk preferon të marrë masa mbrojtëse gjatë akteve seksuale!Ajo dhe bashkëshorti i saj Brian Austin Green janë prindër të tre djemve të bukur.

Noah 5-vjeç, Bodhi 3-vjeç dhe më i vogli i shtëpisë, Journey 15-muajsh. E rrethuar nga gjithë këta djem edhe ne jemi të sigurt që aktorja e famshme nuk do të dëshironte edhe një tjetër. /lapsi

fox

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme