Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, ambasadori Anton Berisha, ka pritur në takim, ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristofor Sardi. Ambasadori italian Sardi e uroi zëvendësministrin Berisha për marrjen e detyrës me përgjegjësi të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme.
Ambasadori Sardi shprehu gatishmërinë e shtetit italian për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së. Në takim janë diskutuar proceset SAA, ERA dhe proceset të tjera regjionale.
Zëvendësministri Berisha falënderoi ambasadorin Sardi për urimin, gjithashtu edhe për ndihmën e përkrahjen e vazhdueshme të shtetit italian.
Në takim kishte pajtueshmëri të plotë për vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat, në interes të dy shteteve dhe të integrimit të Kosovës në BE.
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...