Google ADS

Kosova e Kroacia, të gatshme për bashkëpunim në arsim

15:40 | 10 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapitanoviq, me të cilën ka biseduar për gjendjen në arsim, planet për të ardhmen, si dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e arsimit.

Duke folur për prioritetet në programin qeverisës, ministri Bytyqi, përmendi mungesën e madhe të hapësirës shkollore për të realizuar mësimin tërë ditor, për çka edhe kërkoi ndihmën e të gjithë partnerëve dhe shteteve mike.

Ministri Bytyqi shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me Kroacinë në fushën e arsimit.

Ndërsa, diplomatja kroate shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në arsimin parauniversitar dhe atë universitar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme